Flash

Supriza e Michael B Jordan për Shën Valentin që i la të gjithë të suprizuar

Lapsi.al 16 February 2021
Supriza e Michael B Jordan për Shën Valentin që i la të

Nëse ju duhet të kurorëzoni një yll ndërkombëtar për surprizën më të arrirë të Shën Valentinit, përgjigjen e keni gati: Michael B. Jordan!

Pa mendojeni pak, një festë nën ujë. Ishte partnerja e aktorit, Lori Harvey ajo e cila ndau me fasnat pamje nga takimi romantik me 34-vjeçarin. Ky i fundit, rezervoi një akuarium vetëm për ata të dy, teksa në qendër të tunelit nënujor qëndronte tryeza e darkës.

“Zemra ime rezervoi një akuarim në mënyrë që të kishim një shëtitje private, të shihnin breshkat”, shkroi Harvey.

Darka përfshiu qirinj, petale dhe buqeta të shumta, teksa kuzhina ishte japoneze.

Nata e çiftit u përmbyll në dhomën e një hoteli luksoz, ku buqetat e luleve ishin edhe më gjigante.

“Më pas erdhi kjo”, shtoi Harvey.

Kjo nuk është hera e parë, që një ndër burrat më seksi të planetit e surpizon Harvey-n me një gjest romantik; muajin e shkuar, në ditën e saj të lindjes ai i dhuroi 15 buqeta me trëndafila të bardhë.

Ishte janari muaji në të cilën dyshja konfirmoi lidhjen, përmes një fotografie ku Jordan puthte lehtë në faqe Lori-n. Zyrtarizimi erdhi në kohën ku prej javësh përflitej për një romancë të mundshme. “The Sun” publikoi disa fotografi të tyre, teksa zbrisnin së bashku nga avioni.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI