Flash

Njihuni me çiftin më të ri të Hollywood

Lapsi.al 16 February 2021
Njihuni me çiftin më të ri të Hollywood

Një miqësi që nuk është më e tillë. Është shumë më shumë! Marrëdhënia mes modeles Cara Delevingne dhe artisti Jaden Smith shkoi në një tjetër dimension, pas puthjes së tyre në publik, e cila u shkëmbye në ditën e Shën Valentinit. Jaden i dha Cara-s një buqetë me trëndafila të kuq, e ndërsa kjo e fundit i dhuroi disa përqafime të zjarrta.Cara njihet për përfshirje në histori dashurie me Miley Cyrus-in, Jake Bugg-un, Michelle Rodriguez-in, St. Vincent-in, Paris Jackson-in dhe Ashley Benson-in. Nga ana tjetër, Smith numëron gjithashtu romanca të shumta me Madison Pettis-in, Stella Hudgens-in, Kylie Jenner-in, Amandla Stenberg-un, Sarah Snyder-in dhe Odessa Adlon-in.Qershorin e vitit të shkuar, Cara e cilësoi veten panseksuale, duke shtuar se gjithmonë do të mbetet e tillë. Të jesh panseksual do të thotë të mos tërhiqesh nga gjinia por vetëm nga personi, pa marrë parasysh nëse ai është mashkull apo femër. Pra, orientimi seksual apo identiteti gjinor nuk ka aspak rëndësi. Modelja pranoi se bie në dashuri me personin dhe gjithmonë e ka ndjerë këdo me të cilin/cilën ka qenë e lidhur.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI