Flash

Olivia Wide shreh hapur admirimin ndaj Harry Styles

Lapsi.al 16 February 2021
Olivia Wide shreh hapur admirimin ndaj Harry Styles
Lidhja e dashurisë e Harry Styles dhe Olivia Wilde ka qenë një nga më të përfolurat të muajve të fundit. Shumë nuk kanë qenë dakord për këtë marrëdhënie, megjitahtë dyshja duket se është e vendosur që të vazhdojë përpara. Së fundmi Olivia i ka dedikuar një postim në Instagram Harry-t, me të cilin ka punuar edhe për filmin e ardhshëm “Don’t Worry Darling”. “Fakt jo shumë i njohur: aktorët meshkuj nuk duan të luajnë rol dytësor në një film të udhëhehqur nga femrat. Industria i ka rritur ata që të besojnë se ua zvogëlon fuqinë (për shembull vlerën financiare) nëse pranojnë këto role dhe prandaj është kaq e vështirë që të gjesh financat për një film që fokusohet tek historitë e femrave. Nuk bëj shaka, është shumë e vështirë të gjesh aktorë që e dinë pse mund të jetë e vlefshme që të lejosh një femër të jetë në qendër të vëmendjes. Hyn: Harry Styles, “Jack” ynë. Ai jo vetëm që shijoi mundësinë që Florence të ishtë në qendëër të vëmendjes si “Alice” jonë, por edhe në çdo skenë kishte një ndjenjë të nuancuar të njerëzimit. Ai nuk duhej të bashkohej me cirkun tonë, por ai kërceu në bord me përulësi dhe mirësi dhe na mahniti çdo ditë me talentin dhe ngrohtësinë e tij”, ka shkruar Olivia në postimin në Instagram. Thashethethemet për lidhjen e tyre nisën pasi ata u fotografuan të kapur përdore në dasmën e menaxherit të Styles, Jeff Azoof. Më pas në media u publikuan imazhe të tjera që dëshmonin hapur lidhjen e tyre të re. Tabloidët britanikë ndërkohë kanë mësuar se këngëtari e “Ëatermelon Sugar” dhe Olivia kanë filluar një romancë diskrete ndërsa ajo ishte ende në një lidhje me ish-partnerin e saj, Jason Sudeikis.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI