Flash

Meghan Markle dhe Princ Harry pritet të rrëfejnë gjithçka për largimin e tyre nga familja mbretërore

Lapsi.al 16 February 2021
Meghan Markle dhe Princ Harry pritet të rrëfejnë gjithçka

Meghan Markle dhe Princ Harry pritet të rrëfejnë gjithçka për largimin e tyre nga familja mbretërore në një intervistë për Operha Winfrey. Mirëpo kjo gjë duket se nuk është pritur fare mirë nga pallati mbretëror, brenda të cilit ka filluar të ndihet edhe tensioni. Madje Duka dhe Dukesha mund të humbasin privilegjet mbretërore pas njoftimit se intervista e tyre do të jetë një bombë e vërtetë.

Burime pranë pallatit kanë thënë se të gjithë kanë filluar të ndihen nervozë për intervistën që pritet të transmetohet muajin e ardhshëm. Meghan dhe Princ Harry u transferuan në Kaliforni me djalin e tyre Archie vitin e shkuar pasi u larguan nga familja mbretërore. Burimet mbretërore kanë thënë se të gjithë do e shikojnë me shumë interes intervistën e çiftit dhe mundet që pas saj ata të mos i kthehen më kurrë detyrave të tyre në mbretëri.

Nëse mbretëresha do të kërkoj që ata të shkëpusin çdo marrëdhënie me familjen, kjo do të thotë se Harry duhet të heqë dorë nga tre titujt ushtarakë, nga Unioni i Futbollit Rugby dhe Maratona e Londrës. Ndërsa për sa i përket Meghan, ajo duhet të heqë dorë nga roli që ka në Tetarin Kombëtar, i cili ju dha në vitin 2019, pasi u mbajt nga Mbretëresha për 45 vjet.

Megjithatë ende nuk dihet me siguri nëse Meghan dhe Harry do ta pranojnë, por shumë besojnë se do të detyrohen të heqin dorë nga gjithçka. Kujtojmë se disa ditë më parë Meghan dhe Harry dhanë lajmin se janë në pritje të një fëmije të dytë, që do të vijë në jetë shumë shpejt.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI