Flash

Gwyneth Paltrow rrëfen eksperiencën me COVID-19

Lapsi.al 17 February 2021
Gwyneth Paltrow rrëfen eksperiencën me COVID-19

Qëndrimi në shtëpi, distancimi nga familjarët apo rrethi i ngushtë shoqëror si dhe presioni i lajmeve e studimeve të shumta mund të kenë ndikuar jo pak në humorin tënd. Së pari duhet të dish se nuk je i/e vetmi/ja që po mbart virusin. Aktualisht në mbarë globin ka 22,738,156 raste aktive. Aktorja Gwyneth Paltrow zgjodhi të fliste gjerë e gjatë për eksperiencën personale me virusin. Përmes një postimi në website-n e saj, 48-vjeçarja tregoi se kohë më parë u infektua dhe se virusi i la disa pasoja, ndër to ndjesinë e lodhjes që e shoqëron kurdoherë si dhe probleme me përqendrimin, mjegullimin. Ndaj nëse e ke kaluar koronavirusin dhe ke shqetësime, Gwyneth ka gjithashtu.

“Në janar, bëra disa analiza, të cilat treguan se kisha një nivel të lartë infeksioni në trup. Kështu që u drejtova te një prej ekspertët më të zgjuar që njoh në planet, Dr. Will Cole. Pas kontrollove, ai me shpjegoi se rruga drejt shërimit do të ishte shumë më e gjatë se zakonisht”.

Ylli i kinematografisë tregoi se që prej infektimit e në vazhdim është kujdesur dhe po kujdeset tejmase sa i takon dietës ushqimore, kryesisht me bazë bimore. Tjetër gjë? Paltrow po qëndron sa më shumë larg alkoolit dhe sheqerit! Kështu, nëse gjendesh i/e karantinuar, mund të veprosh si aktorja. Të gatuash disa gjëra të shijshme dhe të kujdesesh për veten.

“Unë kam gatuar shumë dhe disa prej tyre janë me të vërtetë të shijshme”.

Paltrow gjithashtu tregoi se po merr suplemente për të ndihmuar sistemin tretës.

“Gjithçka që po bëj më bën të ndihem mirë, si një dhuratë për trupin tim. Kam energji, punoj që në mëngjes. Një përfitim anësor është lëkura ime, e cila më bën të lumtur – dhe më shtyn të dua të kujdesem edhe më shumë për të”, deklaroi aktorja duke bërë thirrje për një 2021-sh pa grim.

Teksa gjendej e izoluar, Paltrow mundi të merrej më shumë me veten, duke bërë çdo ditë një banjë 20-minutëshe si dhe duke vendosur maskë. Të njëjtin regjim e ndjek ende, ndërkohë që pavarësisht shërimit, kujdeset ende të zbatojë rregullat.

Të këshilluara

Ku është zhdukur Ronela Hajati

Prej kohësh, Ronela Hajati, e cila më parë ishte aktive me muzikë, intervista dhe postime në rrjete sociale, qëndron disi e distancuar. Përmes një postimi n...

15:39

Njihuni me çiftin më të ri të Hollywood

Një miqësi që nuk është më e tillë. Është shumë më shumë! Marrëdhënia mes modeles Cara Delevingne dhe artisti Jaden Smith shkoi në një tjetër dimension, pas put...

12:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI