Flash

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës nuk mund të mungonte urimi i Dua Lipës

Lapsi.al 17 February 2021
Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës nuk mund të
Sot, Dita e Pavarwsisw sw Kosovws. Plot 13 vite shtet. Në 13 vite, Kosova është zhvilluar dhe ka ndryshuar goxha shumë, teksa jeton ditët e saj më të bukura të lirisë. Personazhe të njohur të showbiz-it kanë uruar në rrjete sociale për Pavarësinë e Kosovës dhe si mund të mungonte një super urim nga Dua Lipa? Këngëtarja shqiptare ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të sajën të animuar, me flamurin e Kosovës në sfond. Krahas postimit, Dua tregon se ende i vijnë në kujtesë emocionet e bukura të momentit të shpalljes së Pavarësisë, të cilën e ndiqte live në ekran. Asokohe, Dua jetonte në Prishtinë dhe megjithëse është larguar, nuk e ka harruar kurrë vendin e saj. Këngëtarja tregon se është krenare për Kosovën dhe arritjet e saj. “Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! S’do ta harroj kurrë momentin kur e ndiqja live në TV, teksa jetoja në Prishtinë. Emocione, emocione, emocione, energjia e qytetit! E paharrueshme! Krenare të shoh deri ku ke arritur dhe sa shumë do të arrish!”- janë fjalët e saj.

Të këshilluara

Ku është zhdukur Ronela Hajati

Prej kohësh, Ronela Hajati, e cila më parë ishte aktive me muzikë, intervista dhe postime në rrjete sociale, qëndron disi e distancuar. Përmes një postimi n...

15:39

Njihuni me çiftin më të ri të Hollywood

Një miqësi që nuk është më e tillë. Është shumë më shumë! Marrëdhënia mes modeles Cara Delevingne dhe artisti Jaden Smith shkoi në një tjetër dimension, pas put...

12:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI