Flash

Kourtney Kardashian zyrtarizon lidhjen

Lapsi.al 17 February 2021
Kourtney Kardashian zyrtarizon lidhjen
Kourtney Kardashian sapo bëri publike lidhjen e saj të re dhe ku tjetër veçse në Instagram. Fill pasi festuan së bashku Shën Valentinin, 41-vjeçarja dhe Travis Barker pranuan romancën e tyre përmes rrjeteve sociale. Kourtney dhe Travis, 45 publikuan në Instagram-et përkatëse një fotografi, teksa duart e tyre shfaqeshin të ndërthurura me njëra-tjetrën.
“Familja, miqtë dhe fëmijët e saj e pëlqejnë shumë Travis-in”, u tha për “People”. Ajo çka nisi si një miqësi shumëvjeçare, sot është një marrëdhënie e konsoliduar. Por dikur, sytë e tij ishin thjesht dhe vetëm për Kim-in. Ishte viti 2015, kur në një intervistë për “Us Weekly”, Barker do të pranonte se në një farë mënyrë i kishte rënë në kokë për yllin e “Keeping Up With the Kardashians”. Teksa u pyet gjashtë vite më parë për romancën e të atëhershme me Paris Hilton-in, kur Kim ishte asistentja e tij, Barker tha: “Si nuk mund të mos e shihje Kim-in? Më pëlqente të rrija me Parisin, por i dua vajzat e kolme. Nuk mund t’i hiqja sytë nga Kim-i”. Sidoqoftë, Kim tanimë i përket së shkuarës dhe sipas burimeve për “People”, prej disa muajsh, lidhja e tyre po ecën si mos më mirë. Së fundmi ata ishin në një udhëtim së bashku në Palm Springs, California.

Të këshilluara

Ku është zhdukur Ronela Hajati

Prej kohësh, Ronela Hajati, e cila më parë ishte aktive me muzikë, intervista dhe postime në rrjete sociale, qëndron disi e distancuar. Përmes një postimi n...

15:39

Njihuni me çiftin më të ri të Hollywood

Një miqësi që nuk është më e tillë. Është shumë më shumë! Marrëdhënia mes modeles Cara Delevingne dhe artisti Jaden Smith shkoi në një tjetër dimension, pas put...

12:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI