Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Arsyeja e kësaj akuze është kontrata e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit. Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14 560 m2. Në këtë mënyrë, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11, 912 m2, ose rreth 8.3 milion euro, njofton PD.
Sipas Partisë Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, me veprimet e paligjshme të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, është favorizuar kompania private, duke falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit.
