Në një konferencë për shtyp me fokus ekonominë, kryeministri Edi Rama deklaroi se tragjedia e 26 nëntorit ka hapur një hapësirë të re për programin e rindërtimit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se këto hapësira të reja do të ndikojnë dukshëm në ekonominë tonë. Procesi i rindërtimit do të garantojë strehim cilësor për banorët e dëmtuar nga tërmetim tha kryeministri.
"Fokusin sot do ta kemi tek rindërtimit, pas tërmetit që goditi vendin dhe punësim siç po garantohet për 27 mijë persona që janë përfshirë në këtë program dhe falë kantierëve të hapura në zonën e prekur çojnë rrogën në familjen e tyre. Si të gjitha të këqijat që nuk vijnë vetëm për keq, tragjedia e 26 nëntorit ka hapur një hapësirë të re për mundësira të reja dhe programi i rindërtimit ka ndikuar dhe po ndikon ndjeshëm në ekonominë tonë.”, tha Rama.