Flash

Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë kërkojnë punë dhe nuk gjejnë, shumica të rinj

Lapsi.al 30 June 2026

Edhe pse tregu i punës në Shqipëri u përmirësua gjatë vitit 2025, mijëra persona me arsim të lartë vazhdojnë të mos gjejnë punë. Sipas raportit "Tregu i Punës 2025" të INSTAT, 17,800 persona me diplomë universitare rezultojnë të papunë. Më shumë se gjysma e tyre janë të rinj nën moshën 30 vjeç.

Të dhënat tregojnë se 5,370 të papunë janë të grupmoshës 15-24 vjeç, ndërsa 4,323 janë 25-29 vjeç. Në total, 9,693 persona, ose rreth 55% e të papunëve me arsim të lartë, janë nën 30 vjeç, duke treguar vështirësitë që hasin të diplomuarit për të hyrë në tregun e punës.

Gjatë vitit 2025, në Shqipëri u regjistruan gjithsej 107,548 të papunë. Prej tyre, 45,764 kishin arsim të mesëm, 43,984 arsim 8/9-vjeçar dhe 17,800 arsim të lartë. Kjo do të thotë se të diplomuarit përbëjnë rreth 16.5% të të gjithë të papunëve në vend.

Sipas raportit, një nga arsyet kryesore mbetet mospërputhja mes diplomave dhe kërkesave të tregut të punës. Ekonomia shqiptare krijon më shumë vende pune në sektorë si shërbimet, turizmi, ndërtimi dhe tregtia, ndërsa shumë të diplomuar kanë profile që nuk përputhen me nevojat e bizneseve. Në vështirësitë për punësim ndikojnë edhe mungesa e përvojës profesionale, aftësive praktike dhe lidhja ende e dobët mes universiteteve dhe tregut të punës, duke e bërë më të vështirë kalimin nga studimet në punësim.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI