Flash

Nis vaksinimi me dozën e dytë kundër COVID-19, sërish kryeministri Rama e merr i pari

Lapsi.al 2 February 2021
Nis vaksinimi me dozën e dytë kundër COVID-19, sërish

Në stadiumin “Air Albania” ka nisur sot procesi i vaksinimit anti-COVID për dozën e dytë. I pari që është vaksinuar ka qenë kreu i qeverisë Edi Rama. Rama u pyet në lidhje me ndonjë efekt anësor pas dozës së parë dhe ai u përgjigj se nuk ka pasur as temperaturë dhe as lodhje.

“Skam pasur lodhje, asgjë”,tha Rama.

Pas Ramës u vaksinua edhe shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo për të vijuar me radhë me pjesën tjetër të stafit mjekësor. Me rastin e mbërritjes së vaksinave nga Pfizer, Rama deklaroi dje nga Rinasit, se shpresat nuk janë vetëm tek kontrata e lidhur me Pfizer për të marrë 500 mijë vaksina por edhe tek kompnaitë e tjera, ku më afër një marrëveshje është me kompaninë Astrazeneca.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me reshje. Gjatë pasdites pritet një përmirësim i ndjeshëm i...

07:38

Shpërthen një automjet te Liqeni i Thatë

Një makinë ka shpërthyer në orët e vona të mesnatës së të hënës, në zonën e Liqenit të Thatë. Flakët janë përhapur dhe te makinat e tjera që ndodheshin përreth ...

07:29

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI