Flash

Kosovë/ 282 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 5 viktima

Lapsi.al 1 February 2021
Kosovë/ 282 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

282 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit si dhe kanë ndërruar jetë 5 persona.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë shëruar 184 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 52.621 persona.

"Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 282 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 60.500 raste nga 235.724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.503 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.621 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.376.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 48 raste, Podujevë 19 raste, Ferizaj 16 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 13 raste, Drenas 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Rahovec 10 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Gjilan 5 raste, Suharekë 5 raste, Klinë 4 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Ranillug, Shtime dhe Vushtrri 1 rast", njofton IKShPK.

Të këshilluara

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Një tërmet tjetër me fuqi prej 5.1 ballë ka ndodhur në brigjet e rajonit Karaburun në qytetin Izmir në Detin Egje në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA). S...

12:43

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI