Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëvë janë sqaruar edhe disa situata që kanë shqetësuar opinionin publik në lidhje me vlershëmrinë e ligjit njëlloj për të gjithë, sa i takon mbajtjes së maskës. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e cila përpara disa ditësh është fotografuar në një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste, në një ambient të mbyllur me më tepër se 10 persona prezentë ka treguar se e gjtihë situata ishte një ngatërresë. Sipas saj fotoja është shkrepur në momentin kur në sallë po ndërroheshin vendet, për të kaluar një grup tjetër në sallë.
Po ashtu, Rakacolli ka folur edhe për aktivitetin e moderatorit të njohur Ermal Mamaqi. Rakacolli ka thënë se në dijeninë e saj moderatori është gjobitur për shkelje të masave të pandemisë.
