Flash

Rritet numri i shtrimeve në spital, shefja e Infektivit: Mbani maskën, jemi nga të paktët që nuk respektojmë masat

Lapsi.al 1 February 2021
Rritet numri i shtrimeve në spital, shefja e Infektivit: Mbani maskën,

Shefja e Infektivit, Najada Çomo deklaroi  ka patur rritje të numrit të shtrimeve në spitale që korrespondon me shtimin e rasteve të reja me COVID-19 në vend.

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Çomo tha se grupmoshat më të prekura janë nga 50-60 vjeç.

 “Sikurse është referuar, është parë një shtim i numrit të personave të infektuar, dhe kjo pasqyrohet dhe në shtimin e personave të shtruar në spital. Të shtruarit në spitale janë pacientët në formën mbi atë të moderuar, të rëndë apo kritike. Ditët e fundit evidentohen raste të shtuar të shtrimeve të COVID. Kjo tregon një trend në rritje. Informacioni që dua t’ju japë është se kemi persona të shtruar nga mosha 30-90 vjeçare. Mosha më e prekur është 50-60 vjeçare. Një thirrje kam për popullatën është se arma që kemi në dorë është mbajtja e maskës, ruajta e distancimit fizik, pasi jemi nga të paktat vende që nuk e respektojmë atë.”, tha Çomo.

Të këshilluara

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Një tërmet tjetër me fuqi prej 5.1 ballë ka ndodhur në brigjet e rajonit Karaburun në qytetin Izmir në Detin Egje në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA). S...

12:43

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI