1170 dozat e reja të vaksinës anti-COVID të kompania Pfizer kanë mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri. Rrjedhimisht, sot do t'u injektohet doza e dytë të gjithë atyre që kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Ndër të vaksinuarit e parë do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me një grup mjekësh si Najada Çomo, Mira Rakacolli dhe Tritan Kalo, të cilën do ta marrin dozën e dytë pranë stadiumit ‘Air Albania’.