Flash

Rama planifikon qëndrim afatgjatë në pushtet: Do të ndajmë me qytetarët një platformë për Shqipërinë e vitit 2030

Lapsi.al 2 February 2021
Rama planifikon qëndrim afatgjatë në pushtet: Do të

Kryeminstri Edi Rama u shpreh se Partia Socialiste do të prezantojë një platformë për Shqipërinë e vitit 2030, duke treguar kështu se planifikon një qëndrim afatgjatë në pushtet.

Sipas kryeministrit, nuk është koha për programe elektorale, por për të vazhduar me ecurinë e punëve që duan qytetarët.

“Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë duhet të ballafaqojnë karakteret edhe programet, pastaj edhe çfarë është bërë dhe kush mund të bëjë. Por kjo fillon nga karakteri i lidershipit dhe karakteri i forcave politike.

Qytetarët kështu mendojnë në fakt kur votojnë. Pastaj edhe programet kanë peshën e vet. Ne e kemi thënë me kohë që ne do të ndajmë me qytetarët një platformë për Shqipërinë e vitit 2030. Praktikisht ne jemi në kushtet kur nuk mund të flasim me qytetarët për një program elektoral për të marrë në dorë punët e vendit, por do të flasim për një vizion dhe ecurinë e mëtejshme të punëve të vendit bazuar në çfarë është bërë që është e pamjaftueshme me atë që duhet të bëjmë dhe për të ndarë me qytetarët bindjen tonë se vetëm ne jemi në gjendje të bëjmë atë që qytetarët.

Së shpejti do të keni mundësinë ta ndajmë këtë vizion me qytetarët”, tha Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me reshje. Gjatë pasdites pritet një përmirësim i ndjeshëm i...

07:38

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI