Flash

Deklaratat ndaj Bashkimit Europian për vaksinat/ Rama: S’kam përgojuar BE

Lapsi.al 2 February 2021
Deklaratat ndaj Bashkimit Europian për vaksinat/ Rama: S’kam

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kreu i qeverisë Edi Rama i është rikthyer deklaratave të tij për Bashkimin Europian lidhur me politikën përjashtuese për vaksinimin e Ballkanit kundër Covid-19. Rama është shprehur se nuk ka asnjë koordinator të Parlamentit Europian që të hedh akuza ndaj tij, pasi ai nuk mund të mos reagonte kur bëhej fjalë për jetën e qytetarëve. Më tej, Rama ka shtuar se është në një linjë me Presidenten e Komisionit Europian për sa i përket kritikave ndaj BE për vaksinimin.

 "Ju keni hall se po përgojohet BE. Çfarë përgojimi ka këtu. Po të flasim për përgojim këto të gjitha janë përgojime krejtësisht të pabazuara në fakte. Unë nuk fajësoj koordinatorët e PE, e di shumë mirë se kush është fajtori, janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tërë llafet e zeza për Shqipërinë dhe duan të vijnë në qeveri me pseudoprograme. Nuk kam përgojuar BE. Unë kam thënë atë që po e thonë sot të gjithë. I dëgjoni çfarë po thonë në Evropë për çështjen e vaksinës. E dëgjoni çfarë po thotë presidentja e KE. Po përgojon BE-në ajo? Unë në rastin konkret që nuk flas vetëm për veten, por për ju", tha Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me reshje. Gjatë pasdites pritet një përmirësim i ndjeshëm i...

07:38

Shpërthen një automjet te Liqeni i Thatë

Një makinë ka shpërthyer në orët e vona të mesnatës së të hënës, në zonën e Liqenit të Thatë. Flakët janë përhapur dhe te makinat e tjera që ndodheshin përreth ...

07:29

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI