Rama: Unë do e bëj vaksinën ndër të parët
Por origjina nga e ka marrë Shqipëria nuk është i vetmi sekret i qeverisë. Duke qenë se vaksina e prodhuar nga Pfizer kërkon kushte speciale mbajtjeje, në -70 gradë, gazetarët e pyetën kryeministrin se ku po ruhet ajo dhe ai edhe në këtë pikë u fsheh pas sekretit. Rama nuk pranoi të flasë edhe për kalendarin e vaksimimit të popullsisë sipas moshave dhe as për sasinë e të ardhurave që ka ruajtur qeveria shqiptarë për të përballuar këtë proces.
Rama në delir: Shqipërisë ja japin vaksinën se më ka mua kryeministër (VIDEO)
Ndonëse po trumbetohet me bujë për të hequr vëmendjen nga katastrofa e përmbytjeve fillimi i vaksimimit nuk ngjall optimizëm. Së pari sepse pati një përmbysje të atypëratyshme të axhendës. Fillimisht kryeministri deklaroi se ajo startonte në javën e tretë të janarit, ndërsa dje tha se do të fillonte sot.Andi Bushati:Vaksina, një buzëqeshje e fshehur poshtë maskës
E dyta se kushdo që ka ndjekur këtë proces në secilëndo prej demokracive perendimore nuk ka parë një kulturë të tillë konspirative. Vendet e BE-së tregojnë se nga është origjina, madje dhe se nga cila fabrikë e Pfizerit e kanë marë mallin. Ato tregojnë pamje të transportit me maune frigoriferike të specializuara të pajisura me GPS për të monitoruar temperaturën. Në Shqipëri errësirë informacioni.I pyetur për transportin, Rama ironizon: Vaksina do të vijë qoftë me kuaj apo mushka
Ato tregojnë me pamje frigoriferët e posatshëm spitalorë ku ruhen dozat dhe vëzhgimin e funksionalitetit të tyre. Këtu te ne errësirë. Ato kanë bërë publik kalendarin kur i bie të vaksinohet fasha e moshave me 60 vjeç dhe kur ajo mbi 50, dikur nga vera e ardhshme në Itali dhe në Francë. Ato kanë bërë publike sasitë e kontraktuara dhe paratë e shpenzuara për to. Ne themi se presim dhurata edhe na shtete të tjera që duan të ruajnë anonimatin. Prandaj shou filloi po siguritë janë të pakta. ©Lapsi.al