Flash

Burime nga Ministria e Jashtme greke: Nuk ka asnjë ftesë zyrtare nga Turqia për të rifilluar bisedimet

Lapsi.al 11 January 2021
Burime nga Ministria e Jashtme greke: Nuk ka asnjë ftesë zyrtare nga

Mediat greke kanë njoftuar se burimet nga Ministria e Jashtme sqarojnë se nuk ka asnjë ftesë zyrtare nga pala e Turqisë për të rifilluar bisedimet konfliktuale lidhur me çështjen detare në Mesdheun Lindor dhe problematika të tjera ekzistuese, mes dy shteteve.  Teksa fliste me një media greke, përfaqësuesi i ministrisë së Jashtme, Alexandros Papaioannou citohet të ketë thënë:

“Deri më tani, Ministria Greke e Punëve të Jashtme nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria Turke e Punëve të Jashtme në lidhje me caktimin e një date për raundin e 61-të bisedimeve. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t'iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse të palës turke, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar në lidhje me caktimin e zonës së ZEE-së dhe shelfit kontinental”.

Më herët u raportua se Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i ka bërë një ofertë zyrtare Greqisë për të rifilluar bisedimet. Sa i takon mundësisë që takimi mes homologëve e dy shteteve të mbahet në Tiranë, Papaioannou tha se takimi i fundit, ai i marsit 2016 u mbajt në Athinë, ndaj tjetri duhet të mbahet në Stamboll.

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI