Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

LSI padit disa nga zyrtarët e PS për shpërdorim detyre

Lapsi.al 11 January 2021
LSI padit disa nga zyrtarët e PS për shpërdorim detyre

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur një kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve të PS në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për ‘shpërdorim detyre’ si dhe për ‘përdorim të funksionit publik për fushatë’.

Në kallëzimin e LSI, janë paditur kryeministri Edi Rama, ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Toni Gogu, prefekt i qarkut Tiranë, Bujar Çela, deputet, Xhemal Qefalia, deputet, Sadi Vorpsi, deputet, Elton Arbana, kryetari i Bashkisë Shijak, Adrian Tufa, kryetari i njësisë administrative Farkë, Besdnik Bali kryetar i njësisë administrative Baldushk.

Sipas kallëzimit të LSI, personat e paditur, “janë përfshirë në veprime të kundraligjshme të parashikuara si të tilla nga Kodi Penal, por edhe nga Kodi Zgjedhor i RSH, si dhe aktet ligjore dhe nën ligjore të miratuara nga KQZ, si veprimtari të ndaluara nga data 25 12 2020.

Këta zyrtarë me veprimet e tyre direkte me dashje, kanë shkelur haptazi dispozitat e mësipërme të cilat qartazi parashikojnë ndalesa për detyrat e tyre dhe për afatet e parashikuara në to.

Të kallëzuarit edhe pse janë në dijeni të dispozitave ndaluese dhe ndëshkuese për veprimet e kryera nga këta të fundit, me arrogancë dhe duke injoruar dukshëm këto dispozita , më shumë se një herë me veprimet e tyre kanë shkelur urdhërimet e këtyre dispozitave, duke treguar se qëllimi i tyre nuk është zbatimi i ligjit por krijimi i favoreve elektorale për forcën politike që ata përfaqësojnë.

Qëllimi i këtyre veprimeve të kryera nga të kallëzuarit është i qartë, sigurimi i votave apo favoreve elektorale”, thuhet në kallëzimin e LSI.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43