Flash

Shpallet në kërkim djali i çiftit shqiptar që u gjet i masakruar në Itali

Lapsi.al 17 December 2020
Shpallet në kërkim djali i çiftit shqiptar që u gjet i

Zbulimi i tmerrshëm i 4 valixheve pranë autostradës Firence - Pisa-Livorno brenda të cilave u gjetën të copëtuar dy trupa njerëzorë shkoi të gjithë opinionin në Itali. Ngjarja horror u lidh menjëherë me emrat e shqiptarëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, që rezultonin të zhdukur që prej 2 nëntorit 2015.

“Corriere della Sera” shkruan se tashmë është konfirmuar se bëhet fjalë për çiftin nga Vlora. Autoritetet italiane kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar djalin e tyre, 33-vjeçarin Taulant Pasho, si personi që i pa prindërit, ditën kur ata u zhdukën.

I riu ishte dënuar me 4 vite burg për posedim të lëndëve narkotike. Më 2 nëntorin e 5 viteve më parë, Shpëtimi dhe Teuta shkuan para burgut Sollicciano për të takuar dhe përqafuar djalin e tyre, që më fund do t’i shpëtonte qelisë dhe do të lirohej. E njëjta ditë që pretendohej të ishte e gëzueshme, rezultoi krejtësisht fatale; burrë e grua humbën gjurmët, për t’u gjetur gjysmë dekade më pas, të copëtuar dhe futur në valixhe.

Taulant Pasho mendohet se është personi kyç që mund të zgjidhë misterin e vdekjes së prindërve të tij, të cilët udhëtuan nga Shqipëria për ta takuar. Sipas raportimeve nga mediat fqinje, trupat e Shpëtim dhe Teuta Pashos, 62 dhe 60 vjeç, mund të kenë qëndruar në kanal për muaj të tërë, ndoshta edhe me vite.

Teksa vrasja e çiftit mbetet enigmë, hetimet, të kryera nën komandën e nënkolonelit Carmine Rosciano po marrin në konsideratë disa pista. Nuk përjashtohet mundësia që e gjitha kjo të ketë ndodhur si një mënyrë hakmarrjeje ndaj Taulantit, për të cilin ekziston mundësia të ketë pasur kontakte me krimin e organizuar. Në këtë kohë vajza e çiftit, Dorina kishte marrë një telefonatë anonime, ku i kishin thënë se nëna e saj nuk do i përgjigjej më. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI