Flash

Lumë kokaine nga Amerika Latine në Europë/ 7 shqiptarë në pranga në Belgjikë (FOTO)

Lapsi.al 17 December 2020
Lumë kokaine nga Amerika Latine në Europë/ 7 shqiptarë

18 persona u arrestuan gjatë kontrolleve të 11 shtëpive të martën dhe të mërkurën në rajonet e Antwerpen dhe Brukselit në Belgjikë në një operacion të madh të goditjes së rrjeteve të trafikut të drogës. 9 të parët kanë dalë para gjykatës. Ata janë 7 shqiptarë, një letonez dhe një gjerman, të gjithë midis 24 dhe 35 vjeç.

Prokurori publik Kristof Aerts tha se personat e arrestuar dyshohen të kenë pasur një rol të rëndësishëm organizues në tërësi dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për trafikimin e drogës. Të arrestuarit besohet se kishin reputacion të lartë në bandat ndërkombëtare të drogës.

Ata kishin rënë në gjurmët e policisë rreth një vit më parë dhe hetimet nisën në fund të vitit 2019. Hetuesit kishin marrë informacion nga autoritetet gjermane rreth një grupi kriminal shqiptarësh. Zyra e prokurorit tha se hetimi tregoi se kjo organizatë ishte në gjendje të transportonte kokainë nga vende të ndryshme të Amerikës së Jugut.

Droga mbërrinte në Europë në porte të ndryshme. Gjatë hetimit u sekuestrua sasi kokaine në tre porte evropiane. 57 kilogramë u kapën në Antëerp, 50 kilogramë në Vlissingen (Holandë) dhe 80 kilogramë të tjerë në Civitavecchia në veri të Romës në Itali. Vetëm kjo sasi e kapur ka një vlerë në treg prej më shumë se 9 milion euro. Banda përdorte kryesisht kontejnerë me fruta për të transportuar lëndën narkotike.

“Krerët e kësaj organizate përdorën plotësisht kufijtë kombëtarë të vendeve të ndryshme evropiane si një kundër-strategji për t’u përpjekur të qëndrojnë larg radarit të policisë dhe gjyqësorit. Gjatë hetimit, forcat e policisë belge ishin në kontakt të ngushtë me forcat e policisë gjermane, holandeze, shqiptare dhe italiane” – tha prokurori Aerts.

Hetuesit kuptuan se jo të gjitha ngarkesat e kokainës mund të përgjoheshin. Më shumë se 40 kg kokainë u kapën nga policia gjyqësore federale. Disa prej ngarkesave ishin në hapësirën e fshehur të një makine. Hetuesit sekuestruan edhe gati 220 mijë dollarë në cash si dhe shuma në valutë të huaj me vlerë rreth 22 600 dollarë. U sekuestruan edhe disa automjete dhe armë zjarri. ©LAPSI.al

Bende Albanese smokkelaars opgerold, 40 kilo cocaïne en 200.000 euro in beslag genomen

Bende Albanese smokkelaars opgerold, 40 kilo cocaïne en 200.000 euro in beslag genomen

Bende Albanese smokkelaars opgerold, 40 kilo cocaïne en 200.000 euro in beslag genomen

Të këshilluara

Tërmet në Milano

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë u regjistrua në Milano pasditen e sotme në orën 16.59. Epiqendra ishte në Trezzano sul Naviglio në një thellësi prej 7.9 km. “...

18:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI