Flash

Edi Rama i mllefosur me Vjosa Osmanin, zhvillon takim të mbyllur me Presidenten në Detyrë të Kosovës

Lapsi.al 17 December 2020
Edi Rama i mllefosur me Vjosa Osmanin, zhvillon takim të mbyllur me
Edi Rama nuk a ka kapërdirë dot qëndrimin e Vjosa Osmanit në Tiranë për disa cështje duke filluar nga mini-shengeni ballkanik e deri te dënimi i genocidit serb apo ideja e para disa kohëve për ndarjen e Kosovës. Takimi me kryeparlamentaren dhe Presidenten në Detyrë të Kosovës ka qenë i mbyllur. Nuk ka as konferencë për mediat, as deklaratë të përbashkët. Kryeministri është mjaftuar vetëm me disa foto të publikuara në faqen e tij në Facebook dhe një fjali e vetme “Kryeministria - Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”. lexo m tej:

Andi Bushati: Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

S’ka nevojë të kërkosh arsye të tjera vec deklaratave të Osmanit bërë sot gjatë vizitës zyrtare në Tiranë. Vetë Presidentja në Detyrë e Kosovës deri më tani s’ka bërë asnjë deklaratë në faqen e saj në Facebook për takimin me kryeministrin Rama. Kujtojmë që ky i fundit bojkotoi edhe fjalimin në Kuvendin e Shqipërisë të Vjosa Osmanit, në një përpjekje mbase për të zhvlerësuar peshën e saj politike, por edhe si shenjë e hapur kundërshtuese ndaj qëndrimeve të Osmanit, të cilat janë në të njëjtën vijë me ato të Albin Kurtit. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Tërmet në Milano

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë u regjistrua në Milano pasditen e sotme në orën 16.59. Epiqendra ishte në Trezzano sul Naviglio në një thellësi prej 7.9 km. “...

18:10

Dalin për gjueti, vritet një i ri në Dibër

Një tjetër vrasje gjatë gjuetisë ka ndodhur në Dibër. Policia thotë se dy të rinj kanë dalë bashkë për gjueti dhe njëri prej tyre ka plagosur me armë shokun, i ...

16:07

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI