Flash

Flet Mimi Kodheli: Pse votova kundër Çuçit dhe Ekonomit si ministra

Lapsi.al 17 December 2020
Flet Mimi Kodheli: Pse votova kundër Çuçit dhe Ekonomit si

Shkaktoi kuriozitet vota kundër që deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli dha në Kuvend për emërimin e Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomit si ministre të Bujqësisë.

Hamendësimet ishin të shumta edhe për faktin se Kodheli ishte një nga emrat më të përfolur për të pasuar Sandër Lleshajn. Deputetja ka ndërhyrë në telefon në emisionin “Open” në TCH kur tha se votën e ka hedhur gabimisht kundër.

“Unë tashmë jam në një moshe dhe kam nevojë për syze. Nuk e kam parë mirë çfarë shkruhej në dekretin e Presidentit dhe thjesht e kam votuar kundër. Nëse hapni Facebook mund të shihni se çfarë kam thënë për shoqen time të fëmijërisë për Milva Ekonomi” – tha Kodheli.

E pyetur për përfoljen e saj si ministre e Brendshme ajo tha se ishte e kënaqur me atë që kishte arritur deri tani në politikë. “Unë kam qenë në një kohë të gjatë në politikë. Kam qenë e nderuar që kam qenë ministre e mbrojtjes” –tha Kodheli. Të ketë qenë thjesht çështje syzesh?!!! ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI