Flash

“Do t’ju helmojnë”/ Kompozitori Limos Dizdari publikon letrën kërcënuese

Lapsi.al 17 December 2020
“Do t’ju helmojnë”/ Kompozitori Limos Dizdari publikon

Kompozitori i njohur Limos Dizdari thotë se ka marrë një lëtër kërcënuese. Ish-deputeti socialist thotë se kërcënimi i fundit ndaj tij është ai i 16 nëntorit me anë të një letre të mbyllur me zarf. Ai shprehet se nuk e di nga i ka ardhur letra, por aty thuhet se ka armiq që duan ta helmojnë.

Në letrën që i është hedhur në shtëpi Dizdarit, shkruhet: “Me të vërtetë që ju duam dhe nuk ju bëjmë keq. E theksoj se jam i informuar mirë. Bëni kujdes se më pas nuk ka kuptim. Kam shpresë se për ca kohë do të të takoj nga afër. I nderuar profesor Limosi të lutëm bëj kujdes nga punonjësit. Profesor ke ujqër që duan t’ju kafshojnë, ke edhe armiq që duan t’ju helmojnë…”

Kompozitori thotë se e gjitha bëhet për garën e fortë që ka pasur për administrimin e Qendrës së Artit në Ksamil dhe tani duan që ai të largohet prej andej. Ai u tha gazetarëve se ka vënë në dijeni institucionet, të cilat nuk po reagojnë.

“Kërcënimi këtu ishte shumë i sofistikuar. Hodhën një zarf me një letër brenda ku më qanin hallin se “duan të të helmojnë” dhe kërkonin ndjesë se nuk mund të identifikoheshin. Por një herë tjetër do identifikohen.

Pse ndodh kjo? Cili është gabimi që kam bërë? Që erdha…? Kur i bija unë pianos, pushonin zogjtë. Unë ia kërkova Prokurorisë që të merrej me mua. E pyeta shefin e Komisariatit. T’ja çojnë prokurorisë. Nuk e di… Mund të di shumë gjëra po s’kam të drejtë të them gjë. Kërcënimin e parë e kam marrë në 2018, ndërsa kjo është më 16 nëntor. Pra para një muaj. S’kam apel për organet kompetente” – shprehet Dizdari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet në Milano

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë u regjistrua në Milano pasditen e sotme në orën 16.59. Epiqendra ishte në Trezzano sul Naviglio në një thellësi prej 7.9 km. “...

18:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI