Flash

Von der Leyen: Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për BE-në dhe Britaninë

Lapsi.al 16 December 2020
Von der Leyen: Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se nuk mund ta thotë me siguri se do të ketë marrëveshje tregtare me Britaninë, por shtoi se në ditët e fundit ka pasur përparim në bisedime.

“Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani, nuk mund të them nëse do të ketë marrëveshje ose jo. Por, mund të them se tani ka një rrugë drejt marrëveshjes. Rruga është shumë e ngushtë, por ekziston”, tha von der Leyen.

“Kemi gjetur një rrugë përpara në shumicën e çështjeve, por dy prej tyre mbeten ende pengesë: fusha e barabartë e veprimit dhe peshkimi. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, tha ajo në Parlamentin Evropian.

Britania dhe BE-ja janë në ditët e fundit të negociatave për të mbrojtur tregtinë e lirë, në vlerë prej 1 trilion dollarësh, pas 31 dhjetorit, kur Britanisë i përfundon periudha e tranzicionit, pas daljes nga BE-ja.

Britania ka dalë nga BE-ja më 31 janar, por ka vazhduar tregtinë me bllokun nën të njëjtat kushte.

Dështimi për të arritur marrëveshje para 31 dhjetorit, mund të krijojë kaos në kufij, për shkak të tarifave dhe masave të tjera.

Ky skenar do t’i lëkundte gjithashtu tregjet financiare dhe zinxhirët e furnizimit në të gjithë Evropën.

Von der Leyen tha se diskutimet për hyrjen e anijeve të BE-së në ujërat e peshkimit në Mbretërinë e Bashkuar janë “ende shumë të vështira”, por, sipas saj, negociatorët kanë ecur përpara në një element tjetër të diskutueshëm – konkurrencën e ndershme./Rel

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI