Flash

Teatri me policin e plagosur/ Ardi Veliu shfaqet duke e mbajtur për krahu në Rinas

Lapsi.al 16 December 2020
Teatri me policin e plagosur/ Ardi Veliu shfaqet duke e mbajtur për krahu

Gjatë protestave për Klodian Rashën, një polic u plagos në sy gjatë përplasjes me të rinjtë. Efektivi është nisur drejt spitaleve të Turqisë për një ndërhyrje të specializuar.

Por për ta shitur plagosjen e policit në publik, si një gjëmë të shkaktuar nga ata që qeveria i quan "halabakët" e protestave, është inskenuar edhe një ceremoni për përcjelljen e tij në aeroportin e Rinasit.

Në pamjet e mundësuara nga fotografi i posaçëm i ceremonisë, shfaqet Drejtori i Policisë  Ardi Veliu që mban nga krahët policin dhe e shoqëron atë drejt avionit. është edhe Ogerta Manastirliu që i shtrëngon duart me një mirënjohje teatrale në fytyrë dhe më pas të dy bashkë e përshëndesin të mallëngjyer teksa ai niset drejt Turqisë.

Sikur kjo të ishte hera e parë që organizohen inskenime të tilla banale, edhe mund të hahej, por  e gjitha është në vazhdën e propagandës që synon të japë pasojat e "huliganizmin" apo "halabakërinë" e protestuesve që për 5 netë me radhë shfrynë mllefin ndaj vrasjes së një 25 vjeçari të pafajshëm dhe ndaj një policie që dhunën ndaj të rinjve e shndërroi në normalitet.

Sa për Veliun dhe Manastirliun, i pari duhej të kishte marrë masa të mos i nxirrte policët të pambrojtur përballë turmës së protestuesve, siç ndodhi në netët e para pas vrasjes së Klodian Rashës, ndërsa e dyta, mund të jetë e vetmja Ministre Shëndetësie që përcjell të sëmurët për trajtim në spitalet e huaja dhe në çdo rast i fut një vështrim prekës në Rinas.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI