Flash

Rritet lëvizja në pikën kufitare të Kapshticës

Lapsi.al 16 December 2020
Rritet lëvizja në pikën kufitare të Kapshticës

Shtohen hyrjet në pikën Kufitare të Kapshticës nga shtetasit që vijnë prej Greqisë. Në 24 orët e fundit 508 shtetas kanë hyrë nga Kapshtica së bashku me 160 mjete të tonazhit të rëndë.

Po ashtu me afrimin e festave të fundvitit, pritet që si gjithmonë të ketë një rritje të konsiderueshme të hyrjeve pavarësisht masave shtrënguese, kufizimeve dhe pandemisë.

Aktualisht pika kufitare e Kapshticës punon me 2 sportele teksa Greqia dy ditë më parë vendosi që të mbajë mbyllur këtë pikë me Shqipërinë deri më 7 janar. Ndërkohë nga Greqia shtetasit mund të hynë si këmbësorë drejt Greqisë, teksa lejohen edhe kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për të mërkurën

Sipas MeteoAlb, edhe këtë të mërkurë do të mbetemi në ndikimin e masave ajrore verilindore që kushtëzojnë alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas here ...

07:17

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI