Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë është rrethuar këtë mëngjes nga forca të shumta policie. I gjithë segmenti rrugor pranë gjykatës është bllokuar me forca të shumta policie, pasi në gjykatë pritet të zhvillohet gjyqi për 27 persona që u arrestuan në aksionin e gjerë antidrogë të dy ditëve më parë. Ky aksion u përqendrua edhe në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit.
Të arrestuarit janë sjellë në gjykatë me 6 furgona policie me nga 4 ose 5 persona në furgon. Seanca për njohjen e masës vijon ndërkohë me dyer të mbyllura. Ndërkohë në seancë janë brenda shumë më tepër se numri i lejuar nga akti normativ anticovid, i cili lejon grumbullime me më pak se 10 persona.
[video width="1310" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/IMG_2361.mp4"][/video]