Efektivi i policisë së Shtetit, Fadil Allaraj i cili u dëmtua në sy gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë për vrasjen e Klodjan Rashës është nisur në Turqi për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje tjetër. Efektivi mësohet se mund ta humbasë syrin.
Efektivi i policisë është përcjellë deri në aeroport nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.