Flash

Flet Lleshaj: Nuk e dimë ende pse polici qëlloi mbi Klodian Rashën

Lapsi.al 15 December 2020
Flet Lleshaj: Nuk e dimë ende pse polici qëlloi mbi Klodian

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mohon të ketë pasur tentativa për të manipuluar historinë e vrasjes së Klodian Rashës. Ai thotë se është ende e pasqaruar çështja e arsyeve pse polici qëlloi mbi të riun.

“Fatkeqësisht nuk ka qenë një situatë për të përdorur armën. Këtë e kam mësuar herët. Në reagimin e parë e kemi cilësuar tejkalim i përdorimit të armës për vetëmbrojtje. Arsyet e këtij krimi janë dhe sot të pakuptueshme. Duhet të thellohen hetimet dhe të kuptojmë motivet.

Është një ngjarje e rëndë dhe dinamika është sqaruar. Dinamika është sqaruar se nuk ka motiv. Prokuroria dhe SHÇBA duhet të sqarojnë, pse? Deklarata e parë e SHÇBA është në fuqi dhe sot. Pas akteve të para u pa që kishte tejkalim të ligjit. Para se të kryhej vrasja, polici ka kërkuar ndihmë. Janë të gjitha në dosje, por duhet parë” – tha Lleshaj në emisionin Real Story në News24.

Lleshaj dha dhe arsyet pse e dha dorëheqjen.

“Kam dhënë dorëheqjen. Nuk më larguan. Largimi nuk është shkak i një konteksti, por i një momenti të vetëm. Ishte një ngjarje e fortë te unë. Ishte një ngjarje e vetme, ishte një moment. Ishte dhimbja e një familjeje që drejtoi sytë nga shteti. E dyta ishte një reagim politik. Kanë të drejtë edhe qytetarët që reaguan. Janë një kategori që e kanë të detyruar të mos reagojnë që i përkasin politikës së vjetër” – tha Lleshaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Përgjaket Rrësheni, ekzekutohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar u vra me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen. Sipas policisë, “në rrugë është plagosur ...

18:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI