Flash

Përgjaket Rrësheni, ekzekutohet 51-vjeçari

Lapsi.al 15 December 2020
Përgjaket Rrësheni, ekzekutohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar u vra me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen. Sipas policisë, “në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi Anton Keli, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital fillimisht, por si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të këshilluara

Lëviznin pa maska, gjobiten 254 persona

Policia e Shtetit ka gjobitur 254 qytetarë që u kapën duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Çfarë thotë policia:  Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së...

16:03

ERTV "nxin" Ramën, i heq disa herë sinjalin

Një gjë është e sigurt nga konferenca e sotme e Edi Ramës. Kryeministri nuk do të jetë i kënaqur me regjinë e televionit të tij 'ERTV'. Lexo më tej: Konferen...

15:09

Vetendosja: Të arrestohet Ardi Veliu!

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë kërkon arrestimin e Ardi Veliut dhe zyrtarëve të policisë përgjegjës për mashtrimin për vrasjen e Klodian Rashës. "S...

13:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI