Flash

Vetendosja: Të arrestohet Ardi Veliu!

Lapsi.al 15 December 2020
Vetendosja: Të arrestohet Ardi Veliu!

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë kërkon arrestimin e Ardi Veliut dhe zyrtarëve të policisë përgjegjës për mashtrimin për vrasjen e Klodian Rashës.

"Shkarkimi e arrestimi i Ardian Veliut, si dhe hetimi i plotë për të gjithë zyrtarët e Policisë së Shtetit që mashtruan mbi vrasjen e Klodjan Rashës, duke hetuar edhe Drejtuesit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), janë kërkesa minimale dhe të panegociueshme, për t’i dhënë një mundësi Shtetit të së Drejtës në vendin tonë." - thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Vetëvendosja me një njoftim për mediat kryqëzon Edi Ramën për mënyrën si po menaxhon pasojat e vrasjes policore të 25-vjeçarit.

Vetëndosja numëron, siç i quan, pesë akte të paprecedentë të një pushteti të rrënuar moralisht, politikisht dhe ligjërisht.

"Së pari, vrasja e kryer nga efektivi i Policisë së Shtetit. Së dyti, Policia, Qeveria dhe media pranë saj, fshehën dhe manipuluan të vërtetën. Së treti, për 6 ditë me radhë, Policia dhe Qeveria ushtroi dhunë mbi qytetarët, madje dhe mbi minorenët e gazetarët në çdo qytet ku u paraqit rezistencë dhe protestë, duke kryer edhe kërcënime për të ndalur protestat. Së katërti, Qeveria mashtroi në një akt zyrtar, duke e quajtur vrasjen “vdekje aksidentale” para se gjykata të shprehet mbi rastin. Së pesti, në vend që të shkarkonte sot kryepolicin Ardian Veliu, pasi dolën edhe disa pamje filmike nga vrasja e Klodianit që tregonin se vetëm me aksident nuk kishim të bënim, Kryeministri Rama shkoi këtë mëngjes sërish për vizitë te familja Rasha." - thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vazhdon duke vënë theksin tek lidhja e Ramës me kryepolicin Ardi Veliu, për të cilin thotë se është i kriminalizuar dhe se është bashkëpunëtor i projekteve të Ramës.

"Është bërë e qartë se Kryeministri Rama fatin e vet politik e ka lidhur as më pak e as më shumë me kryepolicin e kriminalizuar Ardian Veliu. Për ta vrasja e Klodianit është aksidenti që u prishi projektet, ndërsa protestuesit janë “lukunia e halabakëve” që ua nxorën në shesh këto projekte. Kriminalizimi i krerëve të Policisë nuk ka ndodhur pa projekt askund dhe asnjëherë. Ky projekt është kundër shqiptarëve dhe kundër shtetit të së drejtës. Këtë e ka kuptuar çdo protestues që përballë e sheh urdhërin hierarkik "bjeruni".

Cilësimi i krimit si aksident është një akt mashtrimi i kryer drejtpërdrejt nga Edi Rama. Vrasja e Klodjan Rashës quhet aksidentale që edhe polici vrasës të pësojë një ndëshkim më të ulët. Kështu që edhe këtë vrasje, e cila buron nga kriminalizimi i institucioneve, po tentojnë sërish ta manipulojnë në shtetin e Ramës. Një qeveri që mashtron qytetarët dhe e cila mbanë për kryepolic një zyrtar të kriminalizuar është qeveri e dhunës." 

Mënyra si po imponohet Rama tek familja e të ndjerit, për Vetëvendosjen ngjan më shumë si një sjellje mafiozi, se sa një sjellje kryeministër.

"Një kryeministër që nuk i zgjidh çështjet drejt, përmes vendimeve institucionale, por tenton t’u japë zgjidhje informale, pëmes imponimit dhe vizitave të pësëritura te një familje e zhytur në dhimbje nga padrejtësia e dyfishtë, nuk vepron si kryeministër. Kjo sjellje ngjan me sjelljen e një mafiozi, që shtiret sikur respekton kode nderi, për të vazhduar pushtetin e tij të dhunshëm." - thuhet në njoftim, ku theksohet se protestat duhet të vazhdojnë.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Humb jetën nga Covid një tjetër mjek

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 25 numrin në total. Dr. Frederik Kekezi nga Gjirokastra, ish-mjek anatomo-pathollog ...

22:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI