Flash

Pas Klosit edhe Taulanti e lë në baltë Veliajn

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, e parashikuar të zhvillohet më 14 nëntor

13:05

Nis në SHBA aplikimi i vaksinës kundër koronavirusit

Lapsi.al 14 December 2020
Nis në SHBA aplikimi i vaksinës kundër koronavirusit

Të hënën në Nju Jork u bë vaksina e parë kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, një zhvillim që shënon një kthesë kritike në përpjekjet për të kontrolluar virusin vdekjeprurës.

Vaksinën e parë të kompanisë Pfizer në bashkëpunim me BioNTech e mori Sandra Lindsey, punonjëse e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit.

Zonja Lindsay është infermiere e njësisë së terapisë intensive në Qendrën Mjekësore Hebraike në zonën Long Island, të Nju Jorkut që ishte epiqendër e hershme e shpërthimit të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Vaksinimi u përshëndet me duartrokitje në një transmetim të drejtpërdrejtë, ku ishte i pranishëm virtualisht Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

"Nuk ndjej ndonjë gjë ndryshe nga marrja e një vaksine tjetër," - tha Lindsay. "Ndjehem me shpresë sot, e lehtësuar. Më duket sikur ka filluar shërimi. Shpresoj që kjo të shënojë fillimin e fundit të një kohe shumë të dhimbshme në historinë tonë. Dua që t’i përçoj bindjen publikut se vaksina është e sigurt."

Pak minuta pas vaksinimit të zonjës Lindsay, Presidenti Donald Trump shkruajti në Twitter: "Vaksina e Parë. Urime SHBA! Urime BOTË!"

Northwell Health, sistemi më i madh shëndetësor në New York, administron disa nga spitalet e përzgjedhura në Shtetet e Bashkuara që do të japin vaksinat e para të hënën.

Vaksina, e zhvilluar nga kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, mori miratimin për përdorim emergjent nga rregullatorët federalë të premten pasi u provua të ishte 95% efektive në parandalimin e sëmundjes gjatë provave klinike.

2.9 milion dozat e para filluan të transportoheshin në qendrat e shpërndarjes përreth vendit të dielën, vetëm 11 muaj pasi Shtetet e Bashkuara dokumentuan infeksionet e tyre të para me COVID-19.

Deri të hënën, Shtetet e Bashkuara kishin regjistruar mbi 16 milionë raste dhe gati 300 mijë vdekje nga virusi. /VOA

Të këshilluara

Humb jetën nga Covid një tjetër mjek

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 25 numrin në total. Dr. Frederik Kekezi nga Gjirokastra, ish-mjek anatomo-pathollog ...

22:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Pas Klosit edhe Taulanti e lë në baltë Veliajn

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, e parashikuar të zhvillohet më 14 nëntor

13:05
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI