Flash

Miku i Ledrit zbulon reagimin e reperit pas lindjes së vajzës

Lapsi.al 14 December 2020
Miku i Ledrit zbulon reagimin e reperit pas lindjes së vajzës

Pritja e gjatë e reperit Ledri Vula dhe e partneres së tij Sara Hoxha, për ardhjen në jetë të foshnjës ka marrë fund ditën e sotme, kur Sara ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit dhe ata janë bërë prindër për herë të parë!

Këtë lajm të bukur e kanë konfirmuar burime të sigurta për “rtv21.tv”, të cilat kanë bërë me dije se vogëlushja ka ardhur në jetë sot, më 14 dhjetor.

As Ledri dhe as Sara nuk e kanë bërë ende të ditur këtë lajm në rrjetet e tyre sociale, ndërsa ne po presim me padurim reagimet e para të dy prindërve të rinj, që tashmë duhet të ndihen si në qiellin e shtatë.

Në fakt ishte një mik i reperit ai që ka ndarë në rrjetet sociale një foto të bisedën me kamër që ka bërë me të pasi ai është bërë baba. Sikundër mund ta shihni edhe më poshtë Ledri duket super i gëzuar.

“Telefonata e gëzimit!”-ka shkruar miku i tij krah fotos, për të treguar se kjo është telefonata e tyre e parë pasi Ledri është bërë baba.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI