Flash

Ambasadorja e SHBA: Këtë javë do të kemi një nga dy anëtarët e nevojshëm për të funksionuar Gjykata Kushtetuese

Lapsi.al 14 December 2020
Ambasadorja e SHBA: Këtë javë do të kemi një nga dy

Ambasadorja amerikane në SHBA, Yuri Kim, ka reaguar pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dërgoi sot në Parlament listën e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ajo e ka përshëndetur këtë proces, ku më tej ka shtuar se këtë javë vendi ynë do të ketë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për një gjykatë funksionale.

“Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për GJK. Kjo do të thotë … do të keni këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për funksionimin e GJK. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, GJK do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”– ka thënë ajo.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka çuar në Kuvend emrin e kandidatit Altin Binaj, për miratim për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Të këshilluara

Mimoza llastica deputete me PS në 25 prill

E njohur për të gjithë si vajza që luajti personazhin e Mimoza llastcës në filmin kult të konostudios "Shqiëria e re", Zhaklina Dhimojani pretendon të jetë depu...

17:24

Kush janë ata që po tmerrojnë Edi Ramën?

Ata janë djemtë dhe vajzat që kemi parë në çdo lagje të Tiranës dhe Shqipërisë, ata që jetojnë me ne përditshmërinë dëshpëruese, të papunë, të pashpresë për n...

17:03

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI