Flash

Lubonja: Lleshaj u bë “kokë turku” dhe çfarë pashë në fjalimin e Ramës

Lapsi.al 14 December 2020
Lubonja: Lleshaj u bë “kokë turku” dhe çfarë

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se dorëheqja e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm ishte vetëm shitje për ‘kokë turku’. Në studion e emisionit “Real Story” në “News24”, Lubonja tha se në fjalimin e kryeministrit Edi Rama dhe të Lleshajt nuk ka ndjerë asnjë përgjegjësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

“Sukses për protestat pati vetëm për armët kimike. Sukses nuk është dorëheqja. Del kryeministri dhe thotë: “Ky ishte aksident”. Atë e përcakton gjykata. E përcakton ajo dënimin. Tani i jep dhe ca lekë dhe thotë: “Ik tani, merr këto lekët”.

Unë e mendoj suksesin kur reflekton dhe kërkon ndjesë të sinqertë ai që e ka bërë. Ajo ishte një heqje e t’ja për ta shitur “kokë turku”. Në fjalimin e kryeministrit dhe në dorëheqjen e ministrit nuk ndjeva asnjë përgjegjësi për atë që kanë dhe për këtë kulturë dhune që i kanë dhënë policisë legjitimitetin. Por ai merr guximin dhe sillet në atë mënyrë, pas ka pas një background politizimi”, - tha Lubonja.

Lubonja ka komentuar edhe vendimin e qeverisë që i ka akorduar pension të posaçëm familjes së Klodianit.

“Njeriu është reduktuar tek leku. Kur jeta e njeriut është redaktuar deri tek leku. E dini atë barsoletën që nxorën për Nanon. Kur ndodhi ai aksidenti me makinë ku u vra njëri për të cilin u akuzua Nano. Ajo thanë se u zgjidh me ca që ndërhynë dhe iu dha lekë familjes. Ky personi shkoi aty dhe u thoshte: “Dua të takoj shefin”. I thanë: “Po ik se ti i more lekët, ça do tani?!” Ata se linin: “Ça do mo vëlla?” “Po desha me i thënë se kam dhe nonën”.

Kjo anekdotë tregon se si jemi katandisur. S’po akuzoj familjen, por është kultura: t’i japim ça lekë dhe e mbyllin gojën ata. Për mua familja mund të mbajë atë qëndrim. Protestat nuk kishin lidhje me atë. Protestat e kalonin rastin. Çdokush identifikohej me atë. Njerëzit kanë dalë për veten. Këta çunat e lagjes, tifozët e sportit, lloj-lloj njerëzisht. Ata kanë dalë për veten, pasi është një histori që duhet ta kuptojmë më mirë. Kjo na doli si befasi. Një fenomen që duhet dhe ta kuptojmë”, - tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI