Flash

"Humbi jetën aksidentalisht", Rama sqaron vendimin: Pse u dha pensioni

Lapsi.al 15 December 2020
"Humbi jetën aksidentalisht", Rama sqaron vendimin: Pse u dha

Edi Rama sqaroi sot në konferencë vendimin për pensionin e veçantë 61 mijë lekë të reja për babain e Klodian Rashës, pasi i biri iu vra nga një polic një javë më parë.

Në VKM përcaktohet se Klodian Rasha "humbi jetën aksidentalisht", teksa Rama sqaron se ishte përplasje aksidentale dhe i riu nuk ishte objekt i një misioni policor.

Sipas Ramës, qeveria nuk merr atributet e gjykatës dhe se nuk ka përcaktuar përfundimisht përcaktimin e vrasjes.

Më tej ai garanton se në rast se Klodian Rasha do të ishte vrarë nga një plumb rikoshet i një operacioni policor që po ndodhte afër tij, atëhere babai i tij nuk do të përfitonte pension.

"Kjo është një nga çorbat që keni bërë ju. Një çorbë që ka trazuar shpirtërat e njerëzve për shkak se kam marrë rolin e Gjykatës, është përdorur një term juridik teknik për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit. Dhe është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore. Personi që humbi jetën tragjikisht nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor.

Por ka humbur jetën në kushte të një përplasje aksidentale. Kjo nuk përcakton që personi është vrarë me një plumb nga qielli, përcakton se humbja e jetës është i një përplasje aksidentale.

Në këtë përplasje aksidentale që nuk ka qenë pjesë e një operacioni, zinxhiri komande, se ka raste kur Policia në një operacion një person i rrezikshëm duhet asgjësuar.

Ky nuk është rast. Për të mos marrë përsipër të bëjmë Gjykatën, por për të dhënë atë kontribut që është solidaritet me familjen, që është shprehje e motivit pse dhe si ne e kuptojmë këtë detyrë, kur themi nuk do jeshë kurrë vetëm në problemin e hallin që të ka zënë.

Nuk ka lidhje me aksidentin e vendosjes së një fjale përfundimtare mbi çshtjen gjyqësore. Kjo është e gjitha. Po të ishte aksident, po të kishte humbur jetën se i erdhi një plumb rikoshet nga një operacion policor aty afër nuk do merrte pension. S’ka qenë rasti për t’i dhënë pension. Në këtë rast është pjesëmarrja e shtetit dhe qeverisë në këtë dhimbje, që filloi me një ndjesë, dhe e cila vazhdon me një hap tjetër, që nuk e sjell në jetë më fatkeqin, por sidoqoftë shpreh në mënyrë simbolike për të qenë pranë prinëdrve të tij.”- tha Rama.

Të këshilluara

Humb jetën nga Covid një tjetër mjek

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 25 numrin në total. Dr. Frederik Kekezi nga Gjirokastra, ish-mjek anatomo-pathollog ...

22:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI