Flash

Kryemadhi rrëfen telefonatën me Kim: Kishte të dhëna se protestuesit e dhunshëm po paguheshin

Lapsi.al 14 December 2020
Kryemadhi rrëfen telefonatën me Kim: Kishte të dhëna se

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zbuluar bisedën me ambasadoren e SHBA në Shqipëri pas nisjes së protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Ajo tha se Kim i ka kërkuar të bëjë një deklaratë për ndaljen e dhunës nga të rinjtë, por shtoi se nuk e ka pranuar këtë kërkesë për sa kohë ajo nuk është organizatore. Kryemadhi tha se ka qenë në familjen Rasha për ngushëllime, por nuk e ka bërë publike më parë.

“Kim e bëri publike telefonatën. Në radhë të parë na përgëzoi për angazhimin e LSI për reformën zgjedhore. E dyta ishte e shqetësuar për vrasjen e Klodian Rashës dhe kërkonte një distancim ose një deklaratë nga unë kundër dhunës.

Unë i thashë se nuk kam pse të bëj deklaratë për sa kohë nuk jam organizatore. Anëtarë të LSI janë aty si qytetarë dhe si vëzhgues për të parë ata që dhunojnë të rinj dhe të reja. Do të kemi hapat tona një pas një. Ne do t’i çojmë në institucionet e drejtësisë.

Ajo që është e rëndësishme që unë i thashë Kim se kam qenë në familjen e Rashës, kam pirë një kafe dhe nuk e kam bërë publike. Unë kam shkuar si vajzë dibrane.

Ambasadorja, sipas burimeve të saj, kishte të dhëna që paguheshin persona për të dalë në protestë për të dhunuar. Ajo më kërkoi që unë si kryetare e LSI të merrnim masa që me të rinjtë tanë t’i largonim nga dhuna.

Unë jam bëra të qartë që në filozofinë e Monika Kryemadhit “të shkatërrosh, është të bësh Edi Ramën nga kriminel në viktimë”, - deklaroi Kryemadhi në emisionin “Log.” në ABC. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Humb jetën nga Covid një tjetër mjek

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 25 numrin në total. Dr. Frederik Kekezi nga Gjirokastra, ish-mjek anatomo-pathollog ...

22:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI