Flash

Vjosa Osmani nis nesër vizitën zyrtare në Tiranë si ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës

Lapsi.al 15 December 2020
Vjosa Osmani nis nesër vizitën zyrtare në Tiranë si

Presidentja e përkohshme, njëkohësisht edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri nga data 16 deri në 18 dhjetor.

Osmani përgjatë këtyre dy ditëve do të zhvillojë një sërë takimesh mes të cilëve me Presidentin Meta, kryeparlamentarin Ruçi, kryeminisrin Rama, kryedemokratin Bashën dhe Berishën.

Ja axhenda:

– Të mërkurën (16 dhjetor), në orën 13:30, Presidentja Osmani do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

-Në orën 15:30, Presidentja do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për mediat.

– Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).

– Në orën 10:15, do të bëjë nderime dhe do të vendosë kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

-Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

-Në orën 16:00, të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

–Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së).

–Në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.

-Në orën 11:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Osmani aktualisht mbaj postin e Presidentit të përkohshëm të Kosovës pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Të këshilluara

Lëviznin pa maska, gjobiten 254 persona

Policia e Shtetit ka gjobitur 254 qytetarë që u kapën duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Çfarë thotë policia:  Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së...

16:03

ERTV "nxin" Ramën, i heq disa herë sinjalin

Një gjë është e sigurt nga konferenca e sotme e Edi Ramës. Kryeministri nuk do të jetë i kënaqur me regjinë e televionit të tij 'ERTV'. Lexo më tej: Konferen...

15:09

Vetendosja: Të arrestohet Ardi Veliu!

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë kërkon arrestimin e Ardi Veliut dhe zyrtarëve të policisë përgjegjës për mashtrimin për vrasjen e Klodian Rashës. "S...

13:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI