Flash

Raporti i Transparency International për korrupsionin, PD: Nga ky model do të shkëputemi më 25 prill

Lapsi.al 15 December 2020
Raporti i Transparency International për korrupsionin, PD: Nga ky model do

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me raportin e Transparency International, që ndalet tek korrupsioni në Shqipëri. Përmes një reagimi, demokratja thekson se Shqipëria është me plot gojën në listën e zezë të korrupsionit, ndërsa thekson se qeverisja bëhet nga grupe kriminale të strukturuara. Sipas Tabakut, nga ky model kriminal do të shkëputemi më 25 prill.

Tabaku evidenton se shume nga gjërat që përmenden në raport në fakt janë denoncuar edhe nga opozita. Ajo rendit disa prej tyre.

"Raporti vlerëson se raste si ai i Vangjush Dakos që ka përfshirë grupe kriminale në blerje votash, ai i Tahirit me përfshirjen me trafikun ndërkombëtar të drogës, rasti i ligjit te lojërave te fatit ku qeveria mbështeti qartësisht grupet kriminale dhe favorizoi klientët e saj janë shembuj të qartë të kapjes së shtetit. Në raport përmenden dhe rasti i rrugës Milot-Balldren të cilën e ka denoncuar dhe opozita. Një rast flagrant ku kostot janë 3 fishuar, ku është fituar pa garë, me kosto pothuajse 20 mln euro për km, në një tender që qartësisht mund të ishte zhvilluar dhe fituar një kompani me 1/3 e vlerës", shprehet Tabaku.

 

Të këshilluara

Lëviznin pa maska, gjobiten 254 persona

Policia e Shtetit ka gjobitur 254 qytetarë që u kapën duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Çfarë thotë policia:  Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së...

16:03

ERTV "nxin" Ramën, i heq disa herë sinjalin

Një gjë është e sigurt nga konferenca e sotme e Edi Ramës. Kryeministri nuk do të jetë i kënaqur me regjinë e televionit të tij 'ERTV'. Lexo më tej: Konferen...

15:09

Vetendosja: Të arrestohet Ardi Veliu!

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë kërkon arrestimin e Ardi Veliut dhe zyrtarëve të policisë përgjegjës për mashtrimin për vrasjen e Klodian Rashës. "S...

13:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI