Flash

Njoftimi për vrasjen e Klodianit/ Prokuroria si seksion lokal i rilindjes

Lapsi.al 15 December 2020
Njoftimi për vrasjen e Klodianit/ Prokuroria si seksion lokal i rilindjes

Prokuroria e Tiranës ka reaguar përmes një njoftimi për të dhënë detaje në lidhje me hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha që i shkojnë për shtat propagandës qeveritare. Prokuroria deklaron se policit Nevaldo Hajdëraj (foto) që qëlloi mbi të do i ndryshojë akuza duke nënkuptuar se do i rëndohet, në njoftim theksohet se nga hetimet është arritur në konkluzionin se 25-vjeçari nuk është dhunuar para se të vdiste dhe nënvizon se po punohet për identifikimin e armës së gjetur.

Në njoftimin e nxjerrë sot ka një paragfar shumë sinjifikativ: "Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me arme  zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Penale për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka pasur përdorim dhune".

Pra, kur i duhet pushtetit prokuroria bëhet transparente për të sqaruar ato që thuhen në media, ndërsa kur bëhen pyetje për skandalet financiare, personat e tenderave fallco që ikin në drejtim të paditur, hetimin  e armiqve të Erdoganit në Tiranë institucioni akuzës hesht.

Kjo është edhe një provë më shumë se në këtë rast më shumë se drejtësia për Klodianin, prokuroria është e shqetësuar për shpalarjen e rilindjes. Sepse përndryshe këtë standart transparence do ta përdortë gjithmonë.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Përgjaket Rrësheni, ekzekutohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar u vra me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen. Sipas policisë, “në rrugë është plagosur ...

18:41

Lëviznin pa maska, gjobiten 254 persona

Policia e Shtetit ka gjobitur 254 qytetarë që u kapën duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Çfarë thotë policia:  Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së...

16:03

ERTV "nxin" Ramën, i heq disa herë sinjalin

Një gjë është e sigurt nga konferenca e sotme e Edi Ramës. Kryeministri nuk do të jetë i kënaqur me regjinë e televionit të tij 'ERTV'. Lexo më tej: Konferen...

15:09

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI