Flash

VIDEO/ Banda e grabitësve shqiptarë në Spanjë zbulohet nga fqinja

Lapsi.al 27 November 2020
VIDEO/ Banda e grabitësve shqiptarë në Spanjë zbulohet nga

Të veshur me të zeza, por fytyrat nuk i kishin të mbuluara. 4 anëtare të një bande shqiptarësh janë filmuar nga kamerat e sigurisë teksa hynë për të vjedhur në një rezidencë në San Andrés de Comesaña të Spanjës, mbrëmjen e së mërkurës. Por, alarmi i dhënë nga fqinjët bëri që plani i tyre të dështonte.

Policia ka arritur të arrestojë vetëm njërin prej hajdutëve ndërsa 3 të tjerët arritën të largohen. Sipas medieve vendase gjatë ndjekjes nga policia, një agjent nxori armën dhe qëlloi 2 herë në ajër, pasi u përball me njërin nga sulmuesit. Hetuesit sekuestruan një automjet me një targa franceze që banda kishte parkuar aty pranë.

“Brenda kishte maska dhe materiale për grabitje” - përshkruajnë mediat. Siç duket edhe në video, një fqinje e shtëpisë ngjitur, që sapo kishte dëgjuar lehjen e qenve të saj, shkon te dritarja për të parë dhe kur vuri re hajdutët, thirri policinë. Kur shkuan forcat e rendit të rinjtë u arratisën duke hedhur një pjesë të plaçkave të grabitura.

U arrestua vetëm një 32-vjeçar me iniciale E.L. Ai ishte ende i veshur me doreza, ndërsa në xhepa kishte sende të vjedhura. Pas mbledhjes së gjurmëve të gishtërinjve dhe të dhëna të tjera, hetuesit po vazhdojnë punën për të zbuluar identitetin e shqiptarëve të tjerë dhe vjedhjet që kanë kryer. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Krujë, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30, në Bubq. Sipas policisë një makinë tip “Ford”, me drejtues A. S., është përplasur me një çiklomotor me drej...

19:46

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI