Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

E paprecedentë/ Humbi jetën te Spitali Infektiv, agjentit të OFL-së i vjedhin portofolin

Lapsi.al 27 November 2020
E paprecedentë/ Humbi jetën te Spitali Infektiv, agjentit të

Valbona Pema, gruaja e Florian Pemës, agjentit të OFL-së që ndërroi jetë tek Spitali Infektiv pas infektimit me Covid-19, ka denoncuar një ngjarje të paprecedentë. Ajo është paraqitur në komisariatin nr.4 të Tiranës, ku ka denoncuar humbjen e sendeve personale të të shoqit.

AbcNews shkruan se në deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë, Valbona Pema ka treguar se pasi mori rrobat e të shoqit nga morgu, në xhepa mungonte portofoli ku kishte rrogën, dokumentet personale të identifikimit dhe disa fotografi. Humbja e tyre nuk dihet si ka ndodhur.

Në Spitalin Infektiv Floriani qëndroi i shtruar për një muaj, ndërsa në morg trupi qëndroi disa orë. Pema ka kërkuar ndihmën e kolegëve të Florianit, që sendet e tij personale të gjenden e t’i kthehen për t’u ruajtur si një kujtim i çmuar.

Efektivi i antidrogës në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit dhe agjent pranë OFL, Florian Pema, ndërroi jetë një javë më parë pasi ishte i prekur nga Covid 19.

I prekur nga COVID, ndërron jetë Kryekomisari, Shefi i Anti-Drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë - Shqiptarja.com

Të këshilluara

Aksident në Krujë, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30, në Bubq. Sipas policisë një makinë tip “Ford”, me drejtues A. S., është përplasur me një çiklomotor me drej...

19:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI