Flash

Del VIDEO/ Safet Gjici për Veton Surroin: Ça nder i qarkut është ky, t'ja heqim që sot

Lapsi.al 27 November 2020
Del VIDEO/ Safet Gjici për Veton Surroin: Ça nder i qarkut

Me një vendim të paprecedent, Këshilli i Qarkut të Kukësit i ka hequr titullin “Nderi i Qarkut” publicistit dhe politikanit nga Kosova, Veton Surroi.

Vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur këtë të premte ku kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ishte ai që këmbëngulte më shumë në marrjen e këtij vendimi. Në një video të publikuar nga Euronews, Gjici thotë se vendimi duhet marrë menjëherë pasi Surroi nuk e meriton këtë nderim. 

Por vendimi shkaktoi një valë kritikash në internet duke bërë që të reagojë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e quajti “një lajthitje kolektive dhe tha se shpreson që Prefekti ta rrëzojë këtë vendim”.

Pas reagimit të Ramës, ndryshoi menjëherë mendim edhe Gjici që me një status në Facebook shkruante se “ky vendim ishte i Këshillit të Qarkut Kukës dhe jo i këshillit Bashkiak Kukës” duke tentuar ta hiqte përgjegjësinë nga vetja, po me pas e ka fshirë komentin.

127657686_375191677070561_910083987272102600_n_copy.png

Pas disa minutave, Gjici ka bërë një tjetër koment ku kërkon falje “për këtë veprim të nxituar nga Këshilli i Qarkut.

safet_gjici_copy.png

Por edhe pse Gjici justifikohet pamjet nga mbledhja tregojnë qartë se ka qenë Safet Gjici ai që ka kërkuar me ngulm që Veton Surroit t’i hiqej titulli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Krujë, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30, në Bubq. Sipas policisë një makinë tip “Ford”, me drejtues A. S., është përplasur me një çiklomotor me drej...

19:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI