Flash

Kryeministri Kosovës: Zgjedhim Presidentin ose shkojmë në zgjedhje

Lapsi.al 27 November 2020
Kryeministri Kosovës: Zgjedhim Presidentin ose shkojmë në

Shefi i qeverisë kosovare ka kërcënuar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja nëse partitë parlamentare nuk do të gjejnë dot dakordësi për zgjedhjen e presidentit të ri.

Prej datës 5 nëntor kur Gjykata Speciale kërkoi paraqitjen për gjykim të ish-kreut të shtetit, Hashim Thaçi, posti po ushtrohet përkohësisht nga kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani. Në bazë të kushtetutës situata mund të vazhdojë e tillë jo më gjatë se 6 muaj.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mohoi të premten edhe informacionet që qarkulluan në mediet lokale se ai po mendon të japë dorëheqjen nga ekzekutivi pasi numrat e kufizuar në parlament i kanë bllokuar hapësirën vendimmarrëse për reforma të rëndësishme.

“Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi, siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid-19.” shkroi Hoti në rrjetin social.

Partnerët e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe pakicat, kanë edhe pesë muaj kohë për arritjen e dakordimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Pak ditë më parë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa paralajmëroi një takim me liderët e partive politike për arritjen e një marrëveshjeje për presidencën, duke i përjashtuar zgjedhjet e reja.

Deri tani, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur hapur synimin për t’u bërë president i vendit, por nuk është mbështetur nga LDK-ja. Zgjedhja e presidentit të Kosovës kërkon 80 vota të Kuvendit të cilat i mungojnë koalicionit qeverisës.

Të këshilluara

Covid i merr jetën artistes Lumturi Blloshmi

Koronavirusi nuk po kursen askënd. Sot është mësuar se Covid-19 i ka marrë jetën artistes së njohur shqiptare, Lumturi Blloshmi. Ajo kishte disa ditë që ishte s...

15:17

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI