Flash

Rama 'hap thesin' e premtimeve: Do bëjmë aeroport edhe në Sarandë, në Kukës do sjell 120 demokratë të votojnë PD-në

Lapsi.al 9 October 2020
Rama 'hap thesin' e premtimeve: Do bëjmë aeroport edhe

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste ka premtuar ndërtimin e aeroportit të Sarandës pasi të përmbyllet procesi për aeroportin e Vlorës. Duke "hapur thesin" e premtimeve elektorale, Rama tha se në përfundim të mandatit të tretë SHqipëria do të ketë 3 aeroporte të reja plus këtij ekzistuesit. Ai iu rikthye edhe njehere batutave qe shkrijne gazit vetem ithtaret e tij se do te sjelle 120 demokrate me avion ne aeroportin e Kukesit qe te votojne PD-ne.

"O do t’i marr 120 demokratë që më shajnë nga Londra dhe do t’i ul në 25 prill të më votojnë Lulin o s’ka. Do i sjell në aeroport dhe do t’i them shkoni votoni PD-në. Aeroporti i Vlorës u pengua, javën e ardhshme do e rihapim procesin. Që mos të marr mësysh, vitin e ardhshëm do fillojmë ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Brenda disa javësh pas Vlorës do shpallet gara për Sarandën. Mandati i tretë do të mbyllet me 3 aeroporte. Nuk do presin mandatin e tretë për dy portet e Vlorës. E kanë premtuar të gjithë. Komplet në të gjitha fushtatat. Premtonin transballkaniken dhe portin e Vlorës. Kurrë nuk u bë, e bëmë ne. Portin turistik do e nisim ne brenda pak kohe. Në pranverë ato të jetë kantier. Dhe do të ndërtojmë portin e ri të mallrave se ai do jetë turistik. Portin e Durrësit do ta heqim nga aty. Aty do të bëhet turistik. Nuk shkarkohet krom dhe qymyr buzë qytetit. Do bëhet porti i ri në Porto Romano. Do fillojë shpejt. Ndërkohë brenda pak javësh fillon ndërtimi i rrugës Milot-Fier. Më në fund një rrugë ku makina ka rrugën e vetë, lopët kanë shtigjet e tyre. Dhe njerëzit nuk bëhen mish për top. Paralelisht do të shpallim Milot-Murriqan. Do ta çojmë korridorin blu, dhe dilte Saliu dhe zgërdhihej, është projekt europian. Nga ana tjetër është edhe Milot-Rrëshen. Se këta thanë rruga e Kombit? Rruga e Kombit vazhdon.

Të këshilluara

Përfundon greva e urisë në burgun e Peqinit

Ka përfunduar greva e urisë së të burgosurve në burgun e Peqinit. Mësohet se kanë qenë pikërisht ekipi i dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përg...

15:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI