Flash

Vulin: Për vendin e Esad Pashë Toptanit, ka pak katastrofa më të mëdha se Rama

Lapsi.al 6 October 2020
Vulin: Për vendin e Esad Pashë Toptanit, ka pak katastrofa më

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme ftoi ambasadorin e Serbisë në Tiranë për t’i dorëzuar një shënim verbal, pas deklaratave të Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Rama tha se nuk do të tolerojë asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.

“Ministria për Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vazhduar më tutje me procesin, ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret, për t’i bërë me notë verbale vënien në dijeni të shtetit serb se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë, apo figurën e një ministrit apo kryeministrit të Shqipërisë. Se po qe puna për mua, këto lloj fatkeqësisht natyrore mua më stimulojnë dellin e polemikës dhe nuk i kam problem. Një fatkeqësi natyrore nga qeveria e Serbisë nuk e mbaj dot, ta mbaj ai që e ka atje dhe t’i kërkojë ndjesë Shqipërisë", tha Rama.

Menjëherë pas kësaj, Vulin i bëri thirrje Ramës që t’i kërkojë falje Serbisë.

“Le të kërkojë falje Rama për Shtëpinë e Verdhë, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja”, - tha Vulin në një deklaratë të botuar më 6 tetor në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai vlerësoi gjithashtu, siç e quajti, se “aksidenti që do të shkaktohej nga ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte aksidenti i të gjithëve në Ballkan dhe deklaroi se do të luftonte kundër.

“Për vendin e Esad Pashë Toptanit, ka pak katastrofa më të mëdha se Rama, por kjo është çështje e Shqipërisë, dhe katastrofa që një “Shqipëri e Madhe” do të bënte në Ballkan është fatkeqësia e të gjithë neve që jetojmë në Ballkan, dhe kjo është arsyeja pse unë do të luftoj”- thotë deklarata e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Në muajin e fundit, gjashtë deklarata u botuan në faqen e internetit të Ministrisë Serbe të Mbrojtjes në të cilën Vulin, i quajti ata “Shiptars”, duke injoruar vendimin e gjykatës në Serbi sipas të cilit termi është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI