Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Del VIDEO e aksidentit të rëndë ku humbën jetën 2 vajza dhe u plagosën 2 të tjera

Lapsi.al 6 October 2020
Del VIDEO e aksidentit të rëndë ku humbën jetën 2 vajza

Publikohen pamjet ekskluzive të pak sekondave para aksidentit ku automjeti i 4 vajzave do të goditej nga Mercedezi i Behar Pemës pasditen e 13 shtatorit në dalje të tunelit të autostradës Tiranë-Elbasan. Report TV që ka publikuar pamjet thotë se makina e drejtuar nga Pema vjen në korsinë e majtë dhe në dalje të tunelit sapo kish dalë automjeti Volkswagen i vajzave, ai humb drejtimin duke dalë në korsinë e djathtë dhe duke goditur makinën nga pas.

Goditja nga pas ishte aq e fortë në tre sekonda ku siç duket e në këto pamje dalja e tunelit është mbuluar nga pluhuri e tymi në formë mjegulle. Ky aksident mund të ishte edhe më fatal pasi tre mjete të tjera të cilat ishin duke udhëtuar në të njëjtën kohë pas tyre vetëm fati dhe refleksi i shoferit i ka shpëtuar.

4 vajzat ishin nisur nga Shkodra të festonin një datëlindje në Korçë. Aksidenti është shënuar në orën 18:55 minuta e 35 sekonda sipas orës së kamerës së sigurisë së tunelit e cila tashmë është administruar nga policia rrugore si pjesë e këtij hetimit. Në këtë aksident tragjik humbën jetën Lusinda Garunja 19 vjeç dhe Zheneta Qellia, ndërsa dy vajzat e tjera Denisa Dibra 25 vjeç dhe Nervina Garunja 24 vjeç mbeten të aksidentuara. Nga hetimet ka rezultuar se Behar Pema ndaj të cilit është caktuar arrest me burg ka qenë në gjendje të dehur. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=DbYFTQRhL50&feature=emb_title

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI