Peter Stano, zëdhënës për çështjen e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE ështe shprehur se Kosova nuk mund të aplikojë për t’u antarësuar në BE.
“Sa i përket pyetjes tuaj se a do të mund Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE, kam frikë se më duhet tua rikujtoj faktin se janë ende pesë shtete anëtare të cilat nuk e kanë njohur. Kosova nuk është ende në gjendje të bëjë aplikimin formal për anëtarësim në BE”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, duke shtuar më pas se “Kosova, megjithatë, ka një perspektivë të qartë evropiane”.
Ai shtoi dhe se BE-ja po punon me vite në mënyrë intensive me Kosovën, popullin dhe me përfaqësuesit e Kosovës, në mënyrë që t’u ndihmohet për të lëvizur drejt integrimeve evropiane dhe në një moment të jetë e mundur të aplikojë edhe për anëtarësim. Ndërsa e ka quajtur dialogun dhe normalizimin e raporteve me Serbinë si një gjë që është e ndërlidhur me procesin e integrimeve në BE për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, dhe se asnjëra nuk mund të hyjë në BE në fazën finale pa i normalizuar raportet…”